Një aksident i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi midis dy lagjeve të Bulqizës në segmentin e “Rrugës së Arbrit”.

Korrespondenti i Klan News, Neki Feta bën të ditur se një mjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin duke i rënë kollonës së urës. Drejtuesi mjetit tip është 29-vjeçari Leonard.Q me origjinë nga Dibra dhe banues në Durrës.

Ndërkohë mësohet se në mjet udhëtonte vetëm shoferi, i cili ndodhet në spitalin e Bulqizës për mjekimin e parë, por gjendja e tij është e rënduar./tvklan.al