Duket si fantazi filmash hollivudianë, por një kompani amerikane është pranë të bërit realitet të makinave që fluturojnë.

Ky automjet quhet Alef Model Zero dhe është në gjendje që siç është duke udhëtuar në rrugë, të ngrihet nga vendi në fluturim për të shmangur radhët e gjata që bllokojnë qarkullimin.

Këtë projekt po e zhvillon kompania Alef Aeronautiks me qendër në Kaliforni. Drejtuesit e saj thonë se automjeti përbëhet nga një material shumë i lehtë që i mundëson ngritjen në moment.

Sipas tyre, hapi më i rëndësishëm i ngritjes në fluturim është arritur, por po punohet për zhdukjen e çdo rreziku nga përdorimi i kësaj teknologjie tek automjetet në të ardhmen. Firma synon ta shesë këtë teknologji tek gjigantët amerikanë të prodhimit të automjeteve.

Tv Klan