Rei Manaj është padyshim një nga futbollistët më të rëndësishëm të Sivasportit. Në sezonin e kaluar, ai la shenjë me golat e tij, 18 të shënuar dhe doli i treti në renditjen e golashënesve më të mirë pas Mauro Icardit dhe Edin Dzekos.
Por sulmuesi 27-vjeçar shqiptar, është i paqartë për të ardhmen e tij te Sivaspori.
Në një intervistë për median “Fanatik”, futbollisti kuqezi tregoi se drejtuesit e klubit i kishin premtuar rinovimin, por diçka e tillë ende nuk ka ardhur.
“Kam bërë gjithçka për Sivasporin! Sakrifica në fushë ! Kam luajtur menjëherë pas lëndimit tim. Tani jam më shumë se një lojtar i këtij ekipi. Nuk jam unë që e them këtë, por ata brenda klubit. Por edne nuk kam rinovuar. Normalisht në bazë të situatës ose duhet të rinovoj, ose të largohem. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë në janar!”, tha Rey Manaj
Manaj beson se i ka cilësitë për të luajtur në ekipet më të forta të Superligës turke.
“Gallatasraj, Fenerbahçe, Beshiktash,Trabzonspor! Këto janë klubet më të mëdha në Turqi. Mund të luaj në të katërta klubet. Besoj se do të bëj diferencën. Realisht, në mesin e këtyre katër ekipeve, është një ekip që më tërheq mua!”, përfundoi futbollisti.
Manaj tregon edhe lojtarin që ai vlerëson më shumë në kamionatin turk. Për sulmuesin kuqezi më i miri është Edin Xheko, 39 vjeç që ka pas një karrierë të shkëlqyer.
27-vjeçari ndjek me vëmendje punën e boshnjakut dhe shprehet se ka një marrëdhënie të mirë me të.
Klan News