Kërkon solidaritet nga mjekët: Të vijnë ku është beteja
Me shtimin e rasteve të të prekurve me Covid-19 krahas dy spitaleve, atij Covid 3 e 4 Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se qeveria ka gati skenarin për të vënë në dispozicion të të sëmurëve edhe spitalet rajonale.
Nga spitali i Lezhës, Manastirliu u shpreh se në përgjigje të situatës tashmë edhe këto struktura shëndetësore janë pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme.
Mansatirliu bëri edhe një apel për mjekët që sipas saj e përdorin situatën e pandemisë për politikë.
Krahas shërbimit të pacientëve, Manastirliu u shpreh se Ministria e Shëndetësisë sheh me prioritet edhe rritjen e stokut të materialeve të mbrojtjes personale.
Tv Klan