Manchester City prej kohësh ka nisur punën, për të gjetur një zëvendësues për mesfushorin Rodri, që pësoi një dëmtim të rëndë dhe ka mbyllur sezonin.

Martin Zubimendi ka përfunduar në listën e “qytetarëve” për merkaton e janarit, pasi dështoi transferimi i tij në verë te Liverpool.

“Relevo” raporton se mesfushori spanjoll, mund të transferohet te City në janar. 25-vjeçari ishte zëvendësuesi i Rodrit te Spanja në Europian dhe e bëri rolin e tij në mënyrë të shkëlqyer duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

Klauzola e Zubimendit te Real Sociedad është 60 milionë euro dhe klubi anglez është i gatshëm për të bërë një sakrificë financiare, për të afruar mesfushorin. /tvklan.al