Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Abdu-kodir Khusanov. Futbollisti 20-vjeçar u ble nga Lensi për shumën e 40 milionë Eurove, plus bonuset. Ai do të jetë futbollisti i parë i Kombëtares së Uzbekistanit që do të luajë në Premier League. Khusanov ka nënshkruar një kontratë 4.5 vjeçare.

Ardhja e tij është e para për City-n në këtë merkato Janari. Por tekniku Pep Guardiola ka si synim që të bëjë të tjera investime në merkaton e janarit, e është gati të harxhojë deri në 110 milionë Euro.

Khusanov ka luajtur 31 ndeshje për Lens, ndërsa është entuziast për trasnferimin te Citizens.

“Jam absolutisht i kënaqur që i bashkohem Mançester Cityt. Kjo skuadër është plot me lojtarë nga më të mirët në botë dhe mezi pres t’i takoj dhe të luaj përkrah tyre. Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mëdhenj dhe jam shumë i emocionuar të mësoj prej tij dhe të përmirësoj lojën time edhe më shumë”, tha Abdukodir Khusanov.

City ka nisur që të përforcohet në mbrojtje. Anglezët janë pranë afrimit të qendërmbrojtësit 19-vjeçar të Palmeiras Vitor Reis. Të dy janë dukshëm më të rinj se katër qendërmbrojtësit kryesorë të Guardiolas, John Stones, Ruben Dias, Manuel Akanji dhe Nathan Ake.

Synimi është që City t’i rikthehet sukseseve në Premier Ligë dhe Europë.

Klan News