Qeveria: Po përgatisim paketën e 4-t të ndihmës
Përballja me krizën korona, kthimi i një ekonomie solide me paga më të madha, hapje të vendeve të reja të punës dhe ulja e papunësisë do të jenë disa nga prioritetet kryesore të Ministrit të Financave Fatmir Besimi. Ministri Besimi informoi opinionin se situata me ekonominë e vendit është serioze, por sipas tij, ka zgjidhje.
“Detyra jonë është që sa më parë të kthehemi në një rrugë që do të sjell një ekonomi solide me paga më të madha, hapje të vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë .
Besimi njoftoi se në përgatitje e sipër është pakoja e katërt për ndihmë ekonomike dhe e njëjta do të jetë gati deri në fund të muajt.
“Do të punojmë në atë që të përfundojë shpejtë trendi negativ dhe ta zvogëlojmë goditjen ndaj ekonomisë në tremujorin e tretë dhe të katërt, ndërsa në vitin 2021 të kemi edhe rritje pozitive, nën kushtin që të mos ketë përkeqësim të gjendjes epidemiologjike. Konkretisht, këto masa duhet të ndërlidhen me ato të mëparshmet dhe të “injektojnë” likuiditet të ri në ekonomi. Në atë drejtim, po ridizajnohen apo përmirësohen edhe disa nga masat ekzistuese të cilat kanë potencial për mbështetje të mëtutjeshme të rikuperimit ekonomik”
Besimi njoftoi se në gjysmën e parë të këtij viti aktiviteti ekonomik ka shënuar rënie të BPV për 6.4 %, ndërsa borxhi publik 59.5%.
Tv Klan