Pritet të qëndrojë në spital edhe për 1 jave
Bota e futbollit mori një lajm të mirë, pasi Diego Maradona duket se e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në tru. Lajmi u konfirmua fillimisht nga zëdhënësi Pibe de Oro, Sebastian Sanchi.
Ndërsa doktor Leonardo Luque, mjeku personal i Maradonës tha se ai do të qëndrojë në spital edhe për 1 javë dhe më pas do të vijojë rikuperimin në shtëpi.
Do të duhet rreth një muaj që ish-futbollisti, tashmë trajner të rinisë aktivitetin normal. “Shkoi gjithçka mirë dhe edema u largua. Maradona u zgjua dhe të gjitha parametrat janë normalë”, thanë mjekët.
Tifozë të shumtë ishin të pranishëm jashtë spitalit në Buenos Aires ku edhe u krye operacioni. Ndërhyrja për të larguar një masë gjaku të mpiksur zgjati rreth 80 minuta dhe kaloi pa komplikacione. Vetëm pak ditë më parë Diego Maradona mbushi 60 vjeç.
Tv Klan