Espanyol regjistroi një fitore surprizuese, duke mposhtur minimalisht kryesuesit e Real Madrid.
Titullar në këtë përballje për skuadrën katalanase ishte edhe mbrojtësi Marash Kumbulla. Shqiptari ishte një nga më të mirët në fushë, duke ndalur disa herë sulmet e rrezikshme të madrilenëve.
Ndonëse përballë kishte emra si Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham, Kumbulla tregoi se mund të ndalë çdo kundërshtar.
Pas ndeshjes, mbrojtësi kuqezi u vlerësua me notën 7, duke qenë mes më të mirëve në fushë.
Pavarësisht humbjes, Real Madrid mbetet në krye me 49 pikë, 1 më shumë se Atletico Madrid, ndërsa Barcelona ka mundësinë të ngushtojë diferencën. /tvklan.al