Andrea Agnelli mund të marrë sërish drejtimin e Juventusit. Rezultatet negative në periudhën e fundit kanë shtuar revoltën e mbështetësve bardhezi, të cilët kërkojnë garanci nga presidenca për të luftuar për trofe.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Andrea Agnelli do të marrë përsëri drejtimin e Juventusit jo vetëm si president, por edhe si pronar, duke blerë klubin nga kushëriri i tij John Elkann.

Operacioni nuk do të ishte i thjeshtë sepse në bursë Juventus kap vlerën e 1.1 miliardë Eurove dhe është e vështirë që vetëm Agnelli të përballojë shifra të tilla, prandaj mund të ketë punuar muajt e fundit për të formuar një grup investitorësh për të blerë klubin bardhezi.

Për të marrë pronësinë e aksioneve të kompanisë Exor çmimi përllogaritet në rreth 800 milionë Euro. Ditët ose javët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e klubit torinez, që pas një periudhe të vështirë tranzicioni mund të rikthehet sërish në duart e Andrea Agnelli.

Italiani mbahet mend nga tifozët për fitimin e 9 trofeve të Serie A njëri pas tjetrit, ndërsa transformojë totalisht ekipet zinxhir dhe skuadrën e vajzave.

Katër dopieta titujsh në një sezon të vetëm, për të mos harruar Superkupat e Italisë dhe dy finale të Champions League, por pa arritur që të fitojnë në Europë.

Një histori suksesi, me tifozët që kanë rritur besimin tek përsëritja e tyre nëse Agnelli merr sërish drejtimin e klubit.

Klan News