Dy skiatorë norvegjezë të disiplinës së kërcimit nga trampolina kanë mashtruar gjatë Kampionatit Botëror të mbajtur në vendin e tyre, duke përdorur uniforma të modifikuara gjatë garës.
Skandali shpërtheu pas garave të mbajtura në Trondehim ku Marius Lindvik dhe Johann Andre Forfang kishin përdour material më të fortë te pjesa e këmbëve te tutat që përmirësonte aerodinamikën në fazën pas shkëputjes nga trampolina. Ndryshimet ishin kundër rregullores dhe gjithçka është pranuar nga drejtori sportiv i përfaqësueses norvegjeze, Jan-Erik Aalbu në një konferencë për shtyp.

Ai tha se kishin zhgënjyer të gjithë. Sportistët janë skualifikuar nga Federata, organizmi ndërkombëtar i skive ka hapur një hetim dhe pritet të marrë masa të tjera. Ky skandal ka sjellë edhe probleme me kontratat e sponsorizimit.
Tv Klan