Jasir Asani ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Gwangju në Ligën e Kampioneve të Azisë ndaj Vissel Kobe.
Japonezët kishin fituar 2-0 në ndeshjen e parë, ndërsa në takimin e kthimit, koreanët përmbysën gjithçka.
Koha e rregullt u mbyll me fitoren 2-0 të Gwangju, me Jasir Asanin që realizoi të dytin e ndeshjes me penallti në minutën e 85-të.
Megjithatë, shqiptari i mahniti të gjithë me një “perlë” te realizuar në minutën e 118-të. Asani lëshoi një gjuajtje të bukur na jashtë zone dhe e ndali në këndin më të lartë të portës.
Two things are a constant ..
— #ACLElite | #ACLTwo (@TheAFCCL) March 12, 2025
1️⃣ Drama at #ACLElite
2️⃣ Jasir Asani delivering for Gwangju #GWAvVIS pic.twitter.com/LIIJOhh2CU
Një eurogol i shqiptarit, që i siguroi kualifikimin Gwangju dhe bëri që të shpërthejë festa e madhe në stadium. Asani duket në formë të jashtëzakonshme, në prag të grumbullimit me Shqipërinë, për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Në listën e golashënuesve në Ligën e Kampioneve të Azisë, Asani numëron 9 gola të shënuar dhe kryeson me brazilianin Anderson Lopes. Shqiptari ka lënë pas emra si Mahrez dhe Ronaldo.
/tvklan.al