Pranë detit në një prej qyteteve më të vjetër dhe të bukur të Shqipërisë, u zhvendos këtë javë Maratona e Këngës Popullore e qytetare. Në Durrës spektakli udhëtues i Televizionit Klan dhe promotor solli hitet e verës si për qytetarët durrsak ashtu dhe për mijëra pushues nga brenda dhe jashtë kufijve. 

Paro Ziflaj: “Ju falënderoj juve, TV Klan, Stafin i cili na mundësojë që të jemi sa më pranë publikut”.

Silvana Gunbardhi: “Për mua do të thotë dyfish kënaqësi. E para sepse po këndoj me mikeshën time më të mirë dhe e dyta udhëtimi nëpër qytete më ka sjellë një emocion të pa zëvendësueshëm”.

“Dasma e Malësorit” e kënduar nga Artan Kola, është një tjetër këngë hit e kësaj vere që u mirëprit nga mijëra vetë që ndoqën festën durrsake.

Artan Kola: “Kisha shumë dëshirë që në maratonën e parë, por nuk e arrita dot rëndësi ka që jam shumë mirë dhe jam shumë komod sidomos midis artistëve më të mirë dhe më të mëdhenjtë e Shqipërisë”.

Por dhe këngëtarja Lazarela nga Korça u duartrokit fort.

Lazarela: “Kam një emocion të jashtëzakonshëm dhe do të duhet shumë, shumë, shumë për Lazarelën”.

Artistët që ngjitën shkallët e skenës në shëtitoren Taulantja, u pritën të gjithë ngrohtë nga spektatorët për të cilët nata nuk do të kalonte më mirë se kaq mes muzikës dhe ushqimit të ofruar nga një prej sponsorve të maratonës, e sjellë gjithashtu me mbështetjen e kompanisë së telefonisë celulare Vodafon dhe mbështetjen e veçantë të Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

“Po kënaqem jashtëzakonisht dhe sidomos me Mayan dhe grupin atë të grupit të …”

E ndërsa ja se si i shpjegon drejtuesi artistik i spektaklit ndryshimet e këtij edicioni në krahasim me ato të zhvilluara më parë.

Adrian Hila: “Sjellë diçka të re që Maratonën nuk e kemi më në studiot e TV Klan, po i shkojmë publikut shqiptarë në çdo qytet dmth çdo shqiptarë në çdo qytet të Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive që ta shikojë ballë për ballë në skenë, plus skenat dhe sallat tona nuk i mbajnë dot kaq shumë njerëz sa janë sheshet”.

Maratona e Këngës popullore dhe qytetare do të vijojë rrugëtimin edhe të mërkurën në mbrëmje jashtë kufijve me një koncert për bashkatdhetarët tanë në Ulqin. Do të vijnë emrat më me zë të muzikës sonë, për mbi 3 orë në shëtitoren kryesore të qytetit./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini

Operator: Beni Haxhiaj