Të ftuar: Ermira Kola, Luljeta Bozo, Irma Gjana
Ermira Kola rikthehet pas 15 vitesh me një këngë të re, “Baba me vajza”
15 vite mungesë, rikthehet “këngëtarja e serenatave”: Një dedikim për babain, mbeti vetëm pas ikjes së nënës
“Këngëtarja e serenatave”, Ermira Kola është rikthyer me një projekt të ri pas 15 vitesh pauzë. Një projekt muzikor dedikuar babait, me titull “Baba me vajza” i është shtuar repertorit të saj. Në intervistën në programin “Rudina” në Tv Klan, Ermira tregon motivin pas kësaj kënge dhe çfarë ka ndodhur së fundmi në jetën e saj.
Ermira Kola: Nëna ime ka 3 vjet që është larguar nga jeta dhe motra e vëllai im jetojnë në Angli për momentin. Babai ngeli vetëm. Unë sapo mbarova atë detyrimin të prindërve të burrit në shtëpinë time, as një muaj pauzë nuk bëmë dhe vendosëm të marrim babain tim në shtëpi. Ky tekst është bërë fiks për jetën e babait tim, por erdhi fare rastësisht sepse unë kam 2 vjet që po luftoj, e doja një projekt të ri, sigurisht më ka munguar shumë…
Rudina Magjistari: 15 vite janë shumë.
Ermira Kola: Po, kam bërë gjëra por janë këngë të kënduara dhe unë i kam risjellë. Kam qenë në çdo spektakël televiziv, me aktivitete ‘live’, kam 3 vjet që jam aktivizuar por me një projekt të ri… plasa, më në fund erdhi!
Luljeta Bozo: Alpinizmi dhe noti, dy sekretet e mia të jetëgjatësisë
Theu këmbën vitin e shkuar dhe u ngrit në këmbë brenda 3 javëve, ‘sekreti’ i shërimit të Luljeta Bozos
Edhe pse vitet kanë kaluar, Luljeta Bozo vazhdon të ndjekë pasionet e saj të cilave u atribuon meritat e shëndetit. Ajo është 82 vjeçe, por me një energji të habitshme të cilën thotë se ia jep kryesisht noti.
Ky sport aq i dashur për të është një dashuri e hershme që ka nisur prej moshës 4-5 vjeçare dhe nuk ka patur kurrë shkëputje prej tij. Madje Bozo tregon në “Rudina” në Tv Klan se nuk e ndali notin as kur theu këmbën një vit më parë dhe ishte pikërisht ky sport që përshpejtoi shërimin.
Luljeta Bozo: Nga noti arrita që në këtë moshë, se para një viti theva këmbën në dy vende.
Rudina Magjistari: Para një viti keni thyer këmbën në dy vende?
Luljeta Bozo: Po, këmbën e djathtë e theva, kockën e gjatë dhe nyjen poshtë dhe unë jam normal, eci normal.
Rudina Magjistari: Sporti vazhdon po njësoj?
Luljeta Bozo: Nga noti.
Rudina Magjistari: Vetëm prej notit!
Luljeta Bozo: Pasi ngjitet kocka që unë pranova metodën tradicionale ose klasike që quhet, gjithmonë ka dhënë rezultat, nuk pranova të vija hekura, vida në këmbëse ishte nyja poshtë. Me allçi, por bëra një sakrificë të madhe sepse 6 javë isha pa lëvizur fare nga krevati, 4 javë të tjera që më liruan gjurin, kisha mundësinë të ecja me atë pi-në. I kisha vënë detyrë vetes që brenda 3 javëve unë do të filloj të eci, ditën e parë kam bërë vetëm 1 metër, ditën e dytë kam bërë 2, pastaj ditën e tretë filloi një çikë më shumë dhe i bija shtëpisë vërdallë me pi-në derisa arrita që të zbres shkallët se duhej patjetër të zbrisja shkallët se në shtëpinë time ku rri, vajta te vajza gjithë këtë kohë, nuk kam ashensor dhe shkallët nuk i ngjisja dot. Kur arrita të zbres dhe ngjis një kat te vajza, atëherë ika në shtëpinë time dhe fillova menjëherë notin. Ishte mars, nuk bëje dot not në mars. Ama në mars unë futesha deri te gjuri dhe bëja ecje në ujë, në det dhe ma rregulloi këmbën menjëherë.
/tvklan.al
“Western Balkans”/ Universiteti i gjeneratës së katërt