“Këngëtarja e serenatave”, Ermira Kola është rikthyer me një projekt të ri pas 15 vitesh pauzë. Një projekt muzikor dedikuar babait, me titull “Baba me vajza” i është shtuar repertorit të saj. Në intervistën në programin “Rudina” në Tv Klan, Ermira tregon motivin pas kësaj kënge dhe çfarë ka ndodhur së fundmi në jetën e saj.
Ermira Kola: Nëna ime ka 3 vjet që është larguar nga jeta dhe motra e vëllai im jetojnë në Angli për momentin. Babai ngeli vetëm. Unë sapo mbarova atë detyrimin të prindërve të burrit në shtëpinë time, as një muaj pauzë nuk bëmë dhe vendosëm të marrim babain tim në shtëpi. Ky tekst është bërë fiks për jetën e babait tim, por erdhi fare rastësisht sepse unë kam 2 vjet që po luftoj, e doja një projekt të ri, sigurisht më ka munguar shumë…
Rudina Magjistari: 15 vite janë shumë.
Ermira Kola: Po, kam bërë gjëra por janë këngë të kënduara dhe unë i kam risjellë. Kam qenë në çdo spektakël televiziv, me aktivitete ‘live’, kam 3 vjet që jam aktivizuar por me një projekt të ri… plasa, më në fund erdhi!/tvklan.al