Prezantuesi dhe komediani, Conan O’Brien, mezi pret të marë pjesë në ceremoninë e ardhshme të çmimeve OSCARS dhe është mjaft i kënaqur edhe me pagën.
“Është kulmi i karrierës dhe ajo që të frymëzon më shumë. Ajo që ti ëndërron ta organizosh, për mua ka domethënie të madhe të prezantoj OSCARS, për sa kohë që paga është e mirë”.
Çmimet OSCARS kanë pasur situata të papritura në vitet e fundit, nga aktori Will Smith që goditi me shuplakë komedianin Chris Rock e deri te ngatërrimi i njoftimit për filmin më të mirë. Por O’Brien tha se këto janë mundësitë për t’u argëtuar.
“Nëse ka ndonjë fatkeqësi apo nëse ndodh diçka e çuditshme, kjo është në fakt një dhuratë, këtu ndodhin momentet e vërteta të paharrueshme në televizion dhe në OSCARS, kështu që unë do të planifikoj disa gabime të tmerrshme, të tmerrshme”.
Pavarësisht se çfarë ndodh, O’Brien po mendon që vetem të argëtohet.Çmimet e Akademisë do të zhvillohen të dielën më 2 Mars.
Klan News