Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka disa kritika për kinemanë e ditëve të sotme. Aktorja 90-vjeçarja i konsideron të dobëta skenaret e filmave të sotëm, teksa kërkon më shumë që në filmat e sotëm të përfshihen problemet sociale.
E ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Margarita Xhepa thekson se në ditët e sotme ka më shumë ngjarje, por ndërkohë filmat janë bosh dhe pa thelb.
Çfarë mendimi ke për skenaret e filmave sot?
Margarita Xhepa: Është për të dëshiruar sepse në atë kohë jo vetëm që janë dhënë drama në teatër, por janë luajtur dhe filma sepse janë marrë nga historia, janë thëniet e popullit, nga lufta por dhe probleme sociale, dhe janë bërë filma të mirë duhet ta pranojmë këtë. Tani nuk ka skenare, që tani kemi dhe ngjarje më shumë. Një film për djalin që ka ikur emigracion dhe prindin që ka lënë vetëm, malli, dashuria, kujdesia, mendja që ju rri prindërve aty. Janë probleme të tjera, papunësia e shumë të tjera.
/tvklan.al