Rikthehet përsëri në studion e emisionit “Kampionët” në Tv Klan aktori i humorit Rezart Veleshnja. Nuk kishte se si të mungonte humori i moderatores Marina Vjollca në prezantimin e aktorin.
“E kemi marrë e kemi veshur me zor,” tha ajo teksa kjo frazë u kthye në një “skeç humori” mes aktorëve të tjerë në studio.
Kastriot Çaushi: Kemi katër aktorë sot!
Marina Vjollca: E vërtetë, më në fund! E kemi marrë të gjithë si staf, e kemi veshur me zor, se radhën e parë mirë që nuk na erdhi me rroba banjo, Rezart Veleshnja.
Gentian Zenelaj: Rezart nuk e prisja nga ty!
Rezart Veleshnja: S’ka problem Genti! Të gjithë këta janë bërë matchy-matchy sot. Bani me Bushin matchy-matchy, ti me Peçon le të bëhemi “peçi-peçi” sot se matchy-matchy e zunë këta.
Kastriot Çaushi: Mua më le me aktoren.
Rezart Veleshnja: Ty do të le me Arbnorën sigurisht, me aktoren.
/tvklan.al