Trajneri i Fulham shpjegoi se e vlerëson sulmuesin kuqezi, por Munez po shënon gola

Fulham u përpoq shumë që të firmoste me Armando Brojën në verë për të zëvendësuar Aleksandar Mitroviç, por nuk ia doli. Por sulmuesi kuqezi u bë pjesë e Cottagers në merkaton e dimrit, ndërsa Rodrigo Muniz po vuante të gjente rrugën errjetës.

Trajneri i Fulham, Marco Silva tregoi arsyen për britaniken “The Standard” pse Broja nuk po aktivizohet pas ardhjes së tij te Fulham.

“Ka qenë e vështirë për të dhe për mua gjithashtu. Unë jam arsyeja kryesore se përse ai është në këtë klub. Është një lojtar që e vlerësoj, ka të gjithë potencialin të luajë në nivelin më të lartë. Ka qenë e vështirë për të, me gjithë ambicien që ka. Por kur ke një lojtar si Muniz që shënon gola, nuk lë shanse për të tjerët. Është garë mes Muniz, Jimenez dhe Brojës.”

Trajneri Marko Silva nuk preferoi që të komentonte për të ardhmen e sulmuesit kuqezi pas huazimit. 22 vjeçari u rikthye në Kombëtare në mars, ku tregoi vlera në miqësoren në Stokholm ndaj Suedisë.

Klan News