Në programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan ishte i ftuar këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Adi Hila. Ai u ndal tek marrëdhënia e veçantë me mamanë e tij, duke u shprehur se ajo është ndjekësja më e madhe e sukseseve të tij, krijmtarisë dhe e adhuron ashtu sikurse çdo nënë adhuron fëmijën e vet.
Nëna e tij për momentin ndodhet në Amerikë dhe gjëja e parë që ai do bëjë sapo pandemia të mbarojë është të shkojë pranë saj.
Ardit Gjebrea: Nga ke ngjarë ti, një vlonjat që është poeti i baladave të dashurisë?
Adi Hila: Mesa di unë në pallatin ku banonim asnjë nga komshinjtë nuk ishte muzikant, që kështu nga komshinjtë nuk kam ngjarë. Asnjë në familjen timë nuk është muzikant.
Ardit Gjebrea: Po prandaj të pyeta!
Adi Hila: Unë në këtë periudhë duhet të isha në Amerikë pranë nënës sime. E di që ajo e ndjek të Dielën Shqiptare, e përshëndes, i them që e dua shumë dhe sa të kalojë kjo pandemi e tmerrshme, gjëja e parë që do bëj është të shkoj të rri pranë saj ca kohë.
Ardit Gjebrea: Cili është raporti me mamin?
Adi Hila: Mami është ndjekësja më e madhe e sukseseve të mia, e krijmtarisë sime, më adhuron siç do nënë që adhuron fëmijën e vet, paçka se unë nuk jam fëmija më i mirë në botë. Por me mamanë kam një raport shumë special.
Ardit Gjebrea: Nëse do ti dedikoje një këngë, cili do ishte titulli për mamanë tënde!
Adi Hila: S’ka fjalë ta përshkruaj!
Ardit Gjebrea: E lëmë këtu, titulli më i bukur” S’kam fjalë ta përshkruaj”./tvklan.al