32-vjeçari me iniciale Xh.Ç., banues në Gjirokastër ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprat penale “ngacmimi seksual” dhe “marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.

Arrestimi i tij ka ardhur pas kallëzimit të 14-vjeçares se ai e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit Nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al