48-vjeçari Bledar Rako, i cili akuzohet nga e bija për kryerje marrëdhënie seksuale me të prej katër vitesh, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, i akuzuari hedhi poshtë pretendimet e ngritura nga e bija, duke përjashtuar veten nga kryerja e nje akti të tillë.
Ndërkohë po këtë të premte, një tjetër gjyqtare rrëzoi kërkesën për urdhër mbrojtje të bërë nga vajza adoleshente.
Ngjarja u denoncua nga vetë vajza e 48-vjeçarit, e cila i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh.
Tv Klan