Autoritetet amerikanë morën masa të rrepta sigurie në qendrat e votimit dhe numërimit në mbarë vendin për të garantuar zgjedhjet presidenciale.

Dronë vëzhgimi janë vendosur në vendet kryesore, snajper nëper çati dhe janë instaluar kamera sigurie përreth qendrave të votimit. Për të forcuar më tej sigurinë, njësi shtesë policore janë shpërndare në rrugët anembanë vendit.

Në Uashington dhe Nevada, njësitë e Gardës Kombëtare janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo trazire të mundshme. Kjo vëmendje e shtuar vjen pas sulmit të 6 Janarit 2021 në Kapitol.

Siguria është e lartë edhe në Mar-a-Lago për shkak edhe të tentativës së dytë për t’a vrarë, ndërsa kandidati republikan për president Donald Trump u kthye në shtëpinë e tij në Palm Beach. Disa subjekte private rreth Shtëpisë së Bardhë tashmë kanë marre masa po ashtu për të mbrojtur bizneset e tyre në rast trazirash.

Trupat e Gardës Kombëtare janë në gatishmëri si në shtetin Uashington dhe Nevada, dhe në Oregon ku u raportuan zjarre në dy kuti votimi duke shkatërruar qindra fletë votimi.

Klan News