Një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse artizanale të paplasur është konstatuar në lulishten e lagjes  “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit.

Menjëherë pas marrjes së informacionit zona është rrethuar nga forcat e shërbimeve të specializuara xheniere që po bën verifikimin për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Njoftimi i policisë:

Mat/Informacion paraprak

Në lulishten e  lagjes “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, është konstatuar një pako e vogël, dyshohet me lënde plasëse artizanale e paplasur.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


/tvklan.al