Problematika e radhës na çon pas në vitet ‘79-‘90 në kooperativën bujqësore Laç-Brucë të Burrelit.

Vere Lata, është një prej atyre që ka punuar në këtë kooperativë në vitet 1974-1978.

Kur mbushi moshën e pensionit, nisi të bëjë dokumetacionin e kërkuar dhe pa se për vitet e punës në Prellë, del me Vera Hasan Lata, ndërkohë që babai i saj quhet Xhaferr.

“Nuk e njohim, as nuk e dimë”, tha ajo.

Hajrie Dajçi ka qenë ish-ekonomistja e kooperativës, që ka bërë gabimin. Ky gabim është pasqyruar edhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

“S’ka pasur shkollë sepse nuk ka Hasan Latë kurrkund”, thotë denoncuesja.

Ndërsa edhe mbiemri i vajzërisë nga Gjakrosa është bërë Xhakrasa.

Në këto kushte avokatja e saj Suela Zade, shpjegon, se është mbyllur një proces në shkallën e parë dhe tani pritet Apeli në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Avokatja Suela Zade: Është mbyllur një proces në shkallë të parë. Është ushtruar ankim dhe çështja është në Apelin e Gjykatës Administrative. Kam bërë kërkesë për përshpejtimin e gjykimit, por ende nuk kam marrë një përgjigje, për pranim apo jo të kërkesës, për përshpejtimin e gjykimit, për ta gjykuar çështjen më parë, sepse ka një kronologji ndër vite! 

“Stop” u interesua në këtë institucion, ku thanë që çështja i është caktuar Rezarta Aliut. Kjo çështje është e vitit 2023, por Gjykata po shqyrton vitin 2017. Pas ndërhyrjes së “Stop”, rasti i pensionit të zonjës do të përshpejtohet.

Gazetarja: Interesohem për një çështje.

Sekretarja: Po, si e ka emrin?

Gazetarja: Vere Lata! Suela Zade, avokatja, ka bërë një kërkesë përshpejtimi.

Sekretarja: Me Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë?

Gazetarja: Po, po, po. Çfarë është bërë me rastin?

Sekretarja: Është çështje e 2033-shit, gjyqtare Rezarta Aliu. Ndërsa gjyqtarët po shqyrtojnë 2017-ën.

Gazetarja: Domethënë është ende në pritje?

Sekretarja: Po, në pritje!

Gazetarja: Po nuk mund të merret në konsideratë, duke qenëse kemi të bëjmë me pension dhe është person i moshuar?

Sekretarja: Lër dhe një numër kontakti, që ta…!

Gazetarja: Po! Thjesht të merret në konsideratë, duke qenë se është bërë një kërkesë përshpejtimi, edhe është ankuar edhe tek neve zonja. Tek “Stopi”.

Sekretarja: Në rregull! Po!/tvklan.al