Një pako e dyshuar me lëndë plasëse është konstatuar poshtë automjetit të qytetarit më iniciale E.P., në lagjen “Pjetër Budi” në Mat.

Sipas asaj që njofton Policia kanë ndërhyrë forcat xheniere, të cilat po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al