Pas kthimit nga grumbullimi me Kombëtaren, Mërgim Mavraj nuk do të jetë më pjesë e ekipit të parë të Hamburg. Qendërmbrojtësi 31-vjeçar do të stërvitet me skuadrën e dytë, pjesë e ligës së katërt në Gjermani, deri në një njoftim tjetër.

Vendimi i është komunikuar nga trajneri, Christian Titz dhe është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit gjerman që po lufton për të qëndruar në Bundesliga 1. Mavraj nuk aktivizohet me Hamburg prej 17 Shkurtit.

Mungesën e minutave për të edhe disa futbollistë të tjerë e përmendi edhe trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, një faktor që ndikoi edhe në rendimentin në fushë në miqësoren me Norvegjinë. Mërgim Mavraj u afrua te Hamburg në Janarin e 2017, duke firmosur një kontratë deri në Qershor të 2019.

Tv Klan