Gjermani – Më shumë se 2O mijë njerëz dolën për të protestuar në qytetin e Hamburgut. Ata kanë demonstruar kundër përpjekjeve të Unionit Kristian-Demokrat të qendrës së djathtë për të bashkëpunuar me të djathtën ekstreme për të frenuar emigracionin e paligjshëm.
Protestat e ditëve të fundit kanë shpërthyer pasi opozita e liderit Frederik Merz miratoi një mocion jodetyrues për reformimin e ligjeve të migracionit në Bundestag me votat e së djathtës ekstreme.
Merz paraqiti dy mocione jo detyruese në Parlament që kërkonin masa të shtuara sigurie dhe mbylljen e kufijve tokësorë gjermanë ndaj emigracionit.
Propozimi për mbylljen e kufijve tokësor kaloi me një shumicë të vogël prej vetëm tre votash, ndërsa propozimi për masa të shtuara sigurie u refuzua.
Bashkëpunimi i tyre politik u kritikua nga Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ish-Kancelarja Angela Merkel.
Më herët, Kishat Katolike dhe Protestante të Gjermanisë paralajmëruan në një letër drejtuar Parlamentit se bashkëpunimi me të djathtën ekstreme dëmton demokracinë e vendit.
Klan News