Kryeministrja britanike, Theresa May del publikisht kundër një referendumi të dytë për çështjen Brexit. Shefja e qeverisë së Londrës e konsideron tradhti ndaj popullit britanik, ndërmarrjen e një nisme të tillë.
Sipas saj, britanikët e shprehën vullnetin e tyre për të dalë nga unioni në referendumin e dy viteve më parë.
Por ish-kryeministrat Toni Blair e John Major i kanë bërë thirrje May-t të tërhiqet nga dalja nga Bashkimi Europian dhe për këtë të marrë mendimin e popullit në një referendum të dytë. Kryeministrja britanike do të flasë në parlament për përpjekjet e dështuara në Bruksel për të rinegociuar marrëveshjen, që kundërshtohet nga një pjesë e konservatorëve.
Tv Klan