Galaja e festivalit të Pranverës 2022 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) ofroi një përvojë gjithëpërfshirëse shikimi për audiencën në mbarë botën me teknologjitë më të përditësuara.

Galaja e këtij viti përfshinte këngë, valle, skeçe, numra akrobacie e magjie, opera dhe art popullor, duke përmbajtur elemente të shenjës zodiakale të tigrit, me harmoninë dhe ribashkimin familjar si tema kryesore.

Në planin teknologjik, shikuesit përjetuan një integrim të thellë të artit dhe teknologjive më të përparuara audiovizuale. Skena ishte e pajisur me një ekran të lakuar 720 gradë që ishte vendosur për të sjellë një të ashtuquajtur “përvojë përfshirëse” për audiencën. Organizatorët e galasë kanë përdorur gjithashtu dhe teknologjitë e ekranit trepërmasor 8K që shihet me sy të lirë për të krijuar një efekt pamor që thekson ndërveprimin midis realitetit virtual dhe realitetit.

Si shfaqja televizive më e ndjekur në botë, sipas Librit të Rekordeve Botërore “Guinness”, Galaja e Festës së Pranverës e CMG-së i ka shoqëruar kinezët në natën e Vitit të Ri Hënor për rreth 40 vjet që nga fillimi i saj më 1983.

Klan News