Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se rritja e të ardhurave ka kaluar në një stad të ri që ka hapur dhe perspektivën e në qasje të re ndaj pensionistëve që do të jetë në 2 drejtime: Nga shpërndarja e bonuesve tek rritja e fondit të pensioneve.
Edi Rama: Lidhur me të gjithë pensionistët duke vënë në dispozicion të mbështetjes së tyre për fundvitin një shumë disa herë më të lartë se ajo e viteve të mëparshme. Rritja e të ardhurave ka hyrë në një stad të ri dhe na ka hapur perspektivën e një qasje të re ndaj pensionistëve që për ne do të jetë në 2 drejtime, nga njëra anë, në rishpërndarjen e një pjese të të ardhurave të rritura nga rritja ekonomike drejtpërdrejt tek pensionistët përmes bonuesve duke filluar nga bonusi i fundvitit dhe gjithashtu është një bonus që do të jepet në pranverë si rezultat i rritjes së ekonomisë që ne duam të kthehet në një mundësi të vitpërvitshme, ndërsa nga ana tjetër, ne jemi në procesin e përgatitjes së një rritje të fondit të pensioneve, qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore, qoftë duke rritur buxhetin në dispozicion të pensioneve dhe këtu kam parasysh pensionet e çdo muaji.
Për të gjithë ata që bëjnë llogari dhe këtu pensionistët janë kategoria më e kthjelluar nga pikëpamja e llogarive. Bëhet fjalë për një numër shumë të madh pensionistësh dhe për shifra shumë të mëdha për mundësitë dhe buxhetin e vendit tonë. Kjo vlen dhe për vendet më të zhvilluara që kur vjen puna tek pensionet kanë një sfidë më vete. Qoftë bonuset, qoftë plani i mundshëm i rritjes graduale të pensioneve në mënyrë të përmuajshme nuk do të ishin diskutime që mund t’i bënim deri para pak shumë kohës. Ekonomia na e ka krijuar këtë mundësi. Paga mesatare rezultoi më e lartë se sa ambicia jonë që ishte një ambicie e madhe. Paga mesatare po shkon drejt 1 mijë Eurove, i pari rezultat i rritjes të të ardhurave dhe një shenjë shumë e mirë në funksion të pensioneve.
/tvklan.al