Rruga ura Çerenecit-Zgosht, që lidh qarkun e Dibrës me atë të Elbasanit do të jetë gati në Pranverë.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve tha ky është një investim i rëndësishëm, pasi do të ketë impakt në sezonin verior, si dhe aksi lidhet dhe me Korridorin Tetë.

Deri më tani është shtruar deri në 80 për qind e shtresës së dytë të asfaltit të kësaj rruge.

Balluku se një premtim tjetër që duhet të mbahet është rruga e Lurës që shkon drejt Peshkopisë, për të cilën kanë nisur procedurat e prokurorimit.

Tv Klan