Për yjet e Hollywood-it George Clooney dhe Brad Pitt koha ka ndaluar, dyshja “sexy” u shfaqen në premierën e Hollywood-it të filmit të tyre të ri “Wolfs”. Clooney dhe Pitt luajnë rolin e zbulimit të të ashtuquajturve “ujqër të vetmuar”, por të punësuar gabimisht për të njëjtën punë.
Fakti që ata ishin bashkë e shumëfishoi karizmin e tyre. Ishte rezultati që ata shpresonin të arrinin duke aktruar së bashku në komedinë “Wolfs” të Jon Watts, rikthimi i tyre së bashku në ekranin e madh, 16 vjet pas “Burn After Reading” dhe 23 vjet pas “Ocean’s Eleven”.
Në premierë ata u pyetën se çfarë i acaron tek njëri-tjetri.
George Clooney: Asgjë. ne nuk acarohemi me njëri-tjetrin. Jemi në një moshë të caktuar për t’u acaruar me gjërat tani.
Ndërsa Brad Pitt shtoi: Unë në fakt bej tifo për këtë djalë. Ai ka bërë gjëra të jashtëzakonshme gjithmonë dhe gëzoj brenda me të vërtetë respekt të madh.
‘Wolfs’ do të shfaqet në kinema të zgjedhura nga 20 Shtatori përpara se të transmetohet në Apple TV+ më 27 Shtator. Wolfs është filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë. Ka kushtuar plot 200 milionë dollarë.
Klan News