Për yjet e Hollivudit, George Clooney dhe Brad Pitt, koha ka ndaluar. Dyshja e adhuruar nga të gjithë u shfaqen në premierën e Hollivudit të filmit të tyre të ri “Wolfs”. Clooney dhe Pitt luajnë rolin e zbulimit të të ashtuquajturve “ujqër të vetmuar”, por të punësuar gabimisht për të njëjtën punë.
Ata morën rezultatin që prisnin duke aktruar sëbashku në komedinë “Wolfs” të Xhon Uatts duke u rikthyer në ekranin e madh, 16 vjet pas “Burn After Reading” dhe 23 vjet pas “Ocean’s Eleven”.
“Wolfs” do të shfaqet në kinema të zgjedhura nga 20 Shtatori përpara se të transmetohet në Apple TV+ më 27 Shtator. “Wolfs” është filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë pasi ka kushtuar plot 200 milionë Dollarë.
Tv Klan