Ky festival fishekzjarresh në Oklend të Zelandës së Re hapi xhiron rreth globit të festimeve për hyrjen e Vitit të Ri 2025.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën për të parë spektaklin tradicional ku u shpërthyen 500 kilogramë fishekzjarrë në kullën e famshme Skaj Tauer 328 metra të lartë, shoqëruar edhe me festivalin e dritave me lazer në urën Harbor Brixh.

Dy orë pas Zelandës së Re, fishekzjarret shpërthyen edhe në urën e portit të Sidneit në Australi.

Shfaqja e fishekzjarrëve në momentin e ndërrimit të viteve zgjati rreth 10 minuta dhe u shijua nga afër nga mbi 1 milionë njerëz, përfshirë edhe mijëra turistë të huaj shijuan nga afër spektaklin tradicional në Harbor Bridge.

Më pas ishte radha e azisë për të pritur vitin e ri ku vetëm Koreja e Jugut anuloi festimet për shkak të tragjedisë së avionit që shkaktoi 179 viktima.

Hong Kongu e priti vitin e ri me një shfaqje të madhe fishekzjarrësh mbi portin Victoria kur ora shënoi mesnatën. Qindra fishekzjarre ndriçuan qiellin në një spektakël 12-minutësh.

Edhe Tajvani e priti 2025-ën me një shpërthim spektakolar të fishekzjarreve nga ndërtesat shumëkatëshe.

Gati për të pritur Vitin e Ri është edhe Europa. Në Berlin, autoritetet kanë marrë masa të ashpra sigurie nga frika e përsëritjes së akteve terroriste si ai i 21 Dhjetorit në Magdeburg. Në Nju Jork është gati topi i Vitit të Ri që me trekëndësha që do të ndriçojnë me ngjyra të ndryshme kur të mbërrijë mesnata e ndërrimit të viteve.

Tv Klan