Tani që atmosfera e festave po zbehet, na duhet të mendojmë për 12 muajt e ardhshëm. Shumë kanë objektiva e besim në realizimin e tyre, ndërsa të tjerë i drejtohen horoskopit me shpresën për të gjetur ndonjë fije optimizmi ose shtyse.

Megjithatë, parashikimet e Baba Vangës dhe Nostradamusit janë tjetër nivel! Baba Vanga ka ndërruar jetë para 28 vitesh, por parashikimet e “legjendës” së verbër bullgare vijojnë e gjejnë ende vend. Ndërsa fizikanti francez Michel de Nostredame i njohur ndryshe si “Nostradamus” ka vdekur që në vitin 1566, por sërish gjithçka ai ka thënë ‘e ka vërtetuar koha’. Edhe pse kanë lindur në periudha krejt të ndryshme, me 450 vite diferencë, të dy kanë një parashikim të njëjtë për 2025-ën: Konflikte në Europë!

Sipas Baba Vangës, këtë vit do të zhvillohet një luftë që do jetë shkatërruese për një pjesë të kontinentit tonë. Shton se Rusia do të “dominojë botën”, betejat do të pasohen me tërmete në të gjithë globin, më së shumti në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Për Nostradamusin, tokat e Europës do të “copëtohen” prej luftërave mizore! Në shënimet e tij, ai thotë se Britania e Madhe do të jetë kryeqendra e konfliktit dhe se do rikthehet “murtaja” vdekjeprurëse.

Një tjetër parashikim i Baba Vangës është mundësia që ne të takojmë alienët, që në fakt kanë qenë objekt debatesh e diskutimesh për shekuj me radhë. Sipas saj, kjo gjë do ndodhë gjatë një eventi të madh sportiv.

/tvklan.al