Pasi qeveria e Hong Kong dëboi 4 avokatë nga opozita pro-demokrate, në shenjë solidariteti kanë dhënë dorëheqje edhe 15 anëtarë të tjerë opozitarë.

Grupe të ndryshme të të drejtave të njeriut, janë shprehur se dorëheqja masive e tyre, ka ngritur dyshime rreth fushatave që janë bërë për legjislacionin anti-skllavëri dhe barazinë për çiftet e të njëjtit seks në qytetin kinez.

Katër avokatët e parë ishin dëbuar me akuzën se rrezikojnë sigurinë kombëtare. Dy nga të cilët ishin Dennis Kwok dhe Kenneth Leung, ata kishin drejtuar përpjekjet që nga viti 2017, për t’i kërkuar Hong Kongut miratimin e legjislacionit anti-skllavëri të modeluar sipas Aktit Modern të Skllavërisë në Britani. Po ashtu, kampi i opozitës ishte gjithmonë mbështetës për çështje të tilla, duke përfshirë dhe barazinë e grupit LGBT +.

Fati i anëtarëve të opozitës ka qenë në dyshim që kur qeveria, duke përmendur rreziqet e koronavirusit ka shtyrë zgjedhjet legjislative të Shtatorit për një vit.

Ligjvënësi i parë homoseksual i Hong Kongut nga opozita ishte Raymond Chan, ai ishte larguar në Shtator, ndërkohë që gjatë gjithë mandatit ishte përpjekur të legalizonte martesat e të njëjtit seks, të cilat rezultuan pa sukses. /tvklan.al