Debate maratonë në në Komisonin Hetimor të Shëndetësisën për Sterilizimin dhe Check Up. Por pavarësisht se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj la sërish këtë të mërkurë qelinë dhe u rikthye në Kryesinë e Kuvendit nuk ka dëshmuar dot. Shkak ashtu si dhe ditën e martë u bënë debatet në komison mes mazhorancës dhe opozitës.
Albana Vokshi: Beqajn e hodhët si limon të shtrydhur dhe e sollet dy ditë vetëm e vetëm që mos japë dëshmi Rama e Vilma Nushi. Ky komision nuk mbyllet pa dëshmine e Ramës e Vilma Nushit.
Plarent Ndreca: Kemi 30 orë që strapacohemi, ftojeni Ilir Beqajn.
Edhe pas ndërprerjes së mbledhjes për disa minuta kthimi nuk ishte i qetë. Fotoja e kryeministrit Rama me Vilma Nushin u bënë molla e sherrit.
Albana Vokshi: Një foto shi çfarë ju bëri…
Plarent Ndreca: Ju dini vetëm të vrisni, të vrisni.
Albana Vokshi: Fikini mikrofonin!
Ndërsa deputetët e mazhorancës u kundërpërgjigjën me pankarta ku shkruhej: “Mos kini frikë nga fjala e lirë.” Ky debat çoi sërish në ndërprerjen e mbledhjes, ndërkohë që ish-ministri Beqaj ishte kujdesur për fotot të cilat do i prezantonte në Power Point gjatë dëshmisë së tij në ambientet e Kryesisë.
Në pamundësi për të dëgjuar dëshminë e Beqajt, pasditen e së mërkurës mazhoranca socialiste me shumicë votash rrëzoi në Konferencën e Kryetareve kërkesën e opozitës për të zgjatur afatin e komisionit hetimor i cili mbaron këtë të enjte. Pas këtij vendimi, rinisi sërish mbledhja dhe kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi, ngriti disa pyetje, sipas të cilës qytetarët duan përgjigje dhe u kërkoi sërish kolegëve të mazhorancës të shtynin afatin e komisonit.
Albana Vokshi: Duhet të vijë Edi Rama të na sqarojë pse zgjodhe muratorin, pse zgjodhe Vilmën? S’kishte licencë, shpërndante duhan dhe alkool… Ju ftoj t’i thërrisni ndërgjegjes!
Ndërkohë që nënkryetari i komisonit, Plarent Ndreca kërkoi për të disatën herë thirrjen e dëshmimtarit Ilir Beqaj. Pavarësisht qëndrimit të mazhorancës për mos zgjatjen e afatit të komisionit hetimor, demokratët theksuan se nuk do të heqin dorë në thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenes Vilma Nushi.
Klan News