SPAK thotë se deputetit socialist, Plarent Ndreca, në kohën kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, shkeli ligjin për prokurorimet për të favorizuar biznesmenin Gjon Radovani.
Bashkë me Ndrecën, të pandehur në këtë dosje, hetimet e të cilës nisën që në 2021, u morën edhe 16 persona të tjerë.
“Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr ex officio nga Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qënë Titullari i Autoritetit Kontraktor kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.”
SPAk thotë se anëtarët e njësisë së prokurimit, ata të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme për të devijuar procedurat ligjore të prokurimit, si dhe anëtarët e shqyrtimit të ankesave kanë kontribuar në devijimin e procedurave ligjore.
Ndërkohë hetimet treguan se komisioni për marrjen në dorëzim të projektit, nënshkroi procesverbale të rreme për të justifikuar dorëzimin e projektit, ndërkohë që projekti përfundimtar nuk ishte realizuar.
Nga këto veprime të paligjshme për tendering për rikonstruksionin e disa komisariateve në vend, Prokuroria thotë se i është shkaktuar shtetit një dëm prej 34.2 milionë Lekë.
Personat nën hetim:
Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme
Plarent Ndreca
Anëtarë të njësisë së prokurimit
Denisa Skënderaj
Lira Kolasi
Blendi Kovi
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Lindita Mukaj
Ferdinant Tarazhi
Silva Dauti
Grida Isufi
Deni Klosi
Jonarda Qurku
Anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave
Julia Hysa
Anëtarët e komisionit për marrjen në dorëzim të projektit
Emiliano Mehmeti
Klejdi Meço
Erand Rrobaçi
Zyrtarët e tjerë
Elora Kokalari
Aida Shehi
Tv Klan