Asambleja e Partisë Socialiste ka nisur punimet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në këtë asamble, kryeministri Rama është shprehur se në regjistrin e Partisë Socialiste ka mbi 29 mijë anëtarë teksa ka shprehur edhe objektivat që deri në Qershor, këto anëtarësime të shkojnë në 50 mijë.

Edi Rama: Dua t’i përgëzoj të gjithë për përfshirjen aktive dhe angazhimin serioz dhe punën e bërë deri më tani për ripërtëritjen e të gjitha qelizave të organizimit të partisë tonë në këtë proces të rienegjitizimit të tij, që ka prekur të gjitha organizatat socialiste. Dua të përgëzoj Sekretarin e Përgjithshëm, Blendi Klosi për futjen e mekanizimit dixhital dhe frymën pozitive mes qarqeve për t’i tejkaluar objektivat bazë të anëtarësimeve të reja. Në regjistrin digjital të PS numërohen 29 mijë e 225 anëtarësime të reja. Ju ftoj t’i mirëpresim me një duartrokitje të gjitha anëtarët e rinj të PS-së. Shifra e anëtarësimeve të reja është domethënëse për ne të gjithë për të parë në pasqyrën e re të anëtarësisë së çdo qarku potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike, shtrirjes së saj nga qendra në skajet e çdo bashkie dhe thellimit të influencës së saj në zemrat e shqiptarëve.

Të vendosim sot 2 objektiva: 50 mijë anëtarë të rinj deri në Kongresin tonë Zgjedhor në Qershor, pra edhe 20 mijë e pak që i shtohen këtyre që janë anëtarësuar deri më tani. Të gjithë e keni parë se me sa shumë gatishmëri janë tejkaluar objektivat. Nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne. Rishikimin e përbërjes së çdo organizate socialiste me qëllim harmonizimin e organizatave me profilin politik dhe social të zonës që mbulon organizata socialiste.

Sa më e përfaqësuar të jetë zona, aq më e fortë do të jetë lidhja e PS-s ë me atë zonë. Sa më shumë të bëjmë në këtë proces rienergjitizimi, duke hapur partinë për grupe e individë deri dje të lidhur me kundërshtarët tanë të dërrmuar politik, PS do të mishërojë fuqin ë e bashkimit për njerëzit e këtij vendit, siç na e tregoi Shkodra, Kamza, Devolli, janë sot më të hapur duke e braktisur llogoren e vjetër të tifozllëkut partiak. Kjo parti është mjeti ynë për të vënë në jetë qëllimet për Shqipërinë. Të mos e humbasin asnjë çast nga vëmendja faktin që ne sot jemi oferta jemi më e mirë, përmirësimi i vazhdueshëm i ofertës tonë, ambicia jonë. Ne nuk jemi në këtë hapësirë për të marrë më shumë vota se të tjerët, por për të marrë përsipër më shumë zgjidhje për shqiptarët. Na duhet një PS më e fortë, më gjithëpërfshirëse, më e hapur./tvklan.al