Masakër në një kamp çadrash në Khan Junus, ku strehohen mijëra të pastrehët palestinezë të vendosur atje prej luftës izraelite nga qytete të ndryshme të Rripit të Gazës.
Të paktën 70 persona u vranë dhe gati 300 u plagosën nga një sulm ajror izraelit në kampin e Al-Mauasit. Ministria e Shëndetësisë e Hamasit tha se bilanci mund të shtohet, pasi operacionet e kërkim shpëtimit po punojnë për gjetjen e të tjerë trupave.
Ushtria izraelite konfirmoi autorësinë e sulmit, por tha se zona nuk është vendstrehimi për të shpërngulurit.
Vendi i goditur ishte zona ku strehohej një drejtuesi kryesor i krahut të armatosur të Hamasit, Mohamed Deif, i cili sipas ushtrisë izraelite ka mbetur i plagosur rëndë në sulm.
Sulmi ndodh në një moment kur Hamas ka pranuar planin e Uashingtonit për armëpushim pa kushte, ndërsa palët janë në pritje të përgjigjes së Izraelit.
Tv Klan