Ky filmim tregon momentet kur një pallat banimi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut rrafshohet me tokën nga një sulm izraelit me raketa.

Pamjet i përngjajnë bombardimeve të ashpra izraelite në Rripin e Gazës, territorit jugperëndimor palestinez që vazhdon të rrafshohet dita-ditës që pas sulmit të 7 Tetorit 2023 të Hamasit në jug të Izraelit.

Nuk dihet nëse nga sulmi në pallatin e banimit në Bejrut ka viktima, por fushata ushtarake izraelite vazhdon e ashpër, ndonëse organizata pro-iraniane Hezbollah është dobësuar së tepërmi pas vrasjes së krerëve të tyre.

Analistët thonë se ndonëse ka arritur objektivat kryesore, Izraeli synon ta detyrojë Hezbollahun të dorëzohet, çka liderët e kësaj organizate thonë se nuk do ta bëjnë kurrë. Me të njëjtin objektiv vijojnë edhe sulmet në Rripin e Gazës.

Që prej Shtatorit, sulmet izraelite i kanë marrë jetën mbi 3 300 personave në Liban, ndërsa numri i të vdekurve në Rripin e Gazës në më shumë se 1 vit luftë ka kapërcyer 42 mijë.

Tv Klan