Hamasi ka konfirmuar se shefi i saj ushtarak, Mohammed Dief është vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës vitin e kaluar. Në muajin Gusht, ushtria izraelite tha se kishte vrarë Deifin, por Hamasi nuk e kishte konfimuar deri më tani.

Sipas Izraelit, Deif ishte një nga figurat përgjegjëse për planifikimin e sulmeve të 7 Tetorit në Izraelin Jugor, ku 1 mijë e 200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng.

Deif shihej gjerësisht si zyrtari i dytë i Hamasit në Gaza, pas udhëheqësit të grupit Yahya Sinwar, i cili gjithashtu u vra nga forcat izraelite vitin e kaluar.

Togat e zeza në Gjykatën Penale Ndërkombëtare lëshuan një urdhër-arresti për Deif vitin e kaluar, së bashku me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant./tvklan.al