Masakër me 30 të vrarë dhe 100 të plagosur shkaktoi një sulm i ushtrisë izraelite në një shkollë në një qytezë në qendër të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në një shkollë në Deri Al-Balah, një prej zonave më të populluara të Rripit të Gazës për shkak të përqëndrimit të lartë të familjeve që kanë gjetur strehë aty pasi janë zhvendosur nga zonat e tjera të luftës në Rripin e Gazës.
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit tha se një pjesë e mirë e viktimave janë fëmijë. Sipas përfaqësuesve të organizatës palestineze që qeveris Rripin e Gazës, shkolla ku u krye sulmi ndodhej në një tunel nëntokësor, për të garantuar sigurinë e nxënësve.
Por sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, aty strehoheshin disa drejtues të lartë të Hamasit. Në tunelin që ishte kamufluar si shkollë ndodhej një nga qendrat kryesore të komandës së militantëve të kësaj organizate dhe vend ku magazinoheshin armatime, njoftoi ushtria izraelite.
Sulmi ndodh në një kohë kur palët janë më pranë se kurrë një armëpushimi të ri, sipas një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit.
Tv Klan