Komisioni hetimor për shëndetësinë do të zhvillojë sot mbledhjen për herë të parë. Ky komision do të hetojë koncesionet e Check Up dhe Sterilizimit.

Kryetare e këtij komisioni do të jetë Albana Vokshi nga PD, kurse nënkryetari është nga radhët e Partisë Socialiste, dhe do të jetë Toni Gogu.

Ngritja e këtij komisioni është pjesë dakordësisë së arritur mes PS dhe PD për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

 Në mbledhjen e sotme pritet miratimi i objektivave dhe kalendarit të punës së komisionit.

/tvklan.al