Hetimin parlamentar për dy koncensionet në shëndetësi, atë të Check-Up dhe Sterilizimit, mazhoranca dhe opozita duket se kanë vendosur t’a vijojnë me axhenda të ndara.
Pas përplasjeve të shumta dhe bojkotit të herë pas hershëm nga ana e anëtarëve të shumicës, këta të fundit vendosën të zbresin të vetëm në terren, duke e nisur punën nga QSUT-ja.
Për të zhbllokuar situatën, demokratëtët në nisje të mbledhjes pa mazhorancën thanë se të martën do të takohen me kryeparlamentaren Nikolla, të cilës më herët i kanë këkruar që të marrë masa për të shkarkuar anëtarët socialistë që kanë refuzuar mbledhjet.
Miratimi i planit hetimor, për të cilin Vokshi thirri mbledhjen, është edhe molla e sherrit mes palëve.
Opozita akuzon mazhorancën se po përpiqet të mbulojë korrupsionin nëpërmjet bllokimit të kërkesave për informacion, duke penguar sipas saj zbardhjen e shkeljeve që fshihen pas dy koncensioneve, por socialistët kanë këmbëngulur miratimin më parë të planit të hetimit.
Tv Klan