Mbreti Charles do të japë mesazhin e tij për ditën e Krishtlindjes nga një kishë e cila ka lidhje me komunitetin mjekësor. Lajmi u bë i ditur për mediat e huaja nga Pallati i Buckinghamit.
Transmetimi vjetor festiv normalisht regjistrohet në pallatin Buckingham ose kështjellën Windsor. Por monarku britanik zgjodhi të filmonte mesazhin e këtij viti në kapelën Fitzrovia në Londrën qendrore, e cila më parë ishte një kishëz spitalore përpara se të shkatërrohej në 1924.
Vendimi i Charles shënon herën e parë në më shumë se një dekadë që mesazhi për Krishtlindjet nuk është regjistruar në pasurinë mbretërore. Mesazhi i fundit i filmuar jashtë një rezidence mbretërore ishte në vitin 2006 kur Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II regjistroi mesazhin e saj në Katedralen Southwark.
Si një thyerje e traditës mbretërore vendi i përzgjedhur nga ai lidhet me trajtimet e tij të vazhdueshme për mposhtjen e kancerit. Monarku 76-vjeçar u diagnostikua me kancer në muajin Shkurt dhe u kthye në detyrë në Prill. /tvklan.al