Princi i Uellsit e ka përshkruar vitin 2024, si më të vështirin e jetës së tij. Në një prononcim për gazetarët në fund të vizitës së tij në Afrikën e Jugut, Princi William foli se si e ka përballuar dignostifikimin e tij me kancer.
“Ka qenë e tmerrshme. Ka qenë viti më i vështirë në jetën time. Përpjekja për të kaluar gjithçka tjetër dhe për të mbajtur gjithçka në rrugën e duhur ka qenë vërtet e vështirë,” tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Princi William theksoi se është shumë krenar për gruan dhe babain e tij për mënyrën se si ata kanë përballuar sëmundjen, por shtoi se nga pikëpamja e tij personale ka qenë “brutale”.
Sjellim në vëmendje se Buckingham Palace zbuloi se Mbreti kishte kancer në muajin Shkurt dhe do të fillonte trajtimin. Vetëm gjashtë javë më vonë, u njoftua se Princesha e Uellsit po i nënshtrohej kimioterapisë pas një diagnoze me kancer.
Mbreti që atëherë është kthyer në detyrat publike dhe Katerina ka përfunduar trajtimin e kimioterapisë./tvklan.al