Mbreti Charles ka mirëpritur Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani me një banket madhështor. Monarku britanik e falenderoi për përpjekjet e tij për të ndalur luftën në rripin e Gazës.

“Shpreh mirënjohjen më të thellë të Mbretërisë së Bashkuar për përpjekjet tuaja ndërmjetësuese gjatë vitit të kaluar në emër  të paqes, përballë dhimbjes dhe vuajtjeve të padurueshme ne Gaza“, tha Mbreti Charles.

Nga ana tjetër Emiri tha në darkën shtetërore në Londër se Mbretëria e Bashkuar dhe Katari janë jo vetëm vende mike, por edhe partnerë.

Të pranishëm ishin disa politikanë të njohur përfshirë lideren e partisë konservatore dhe ish-futbollisti David Beckham. Beckham ishte i ftuar në banket për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me Katarin, pasi ka qenë ambasador për Kupën e Botës FIFA 2022.

Krahas Charles ishte edhe Mbretëresha Camilla, e cila ka patur kohët e fundit probleme shëndetësore ndërsa Emiri i Katarit shoqërohej nga gruaja e parë e tij nga tre që ka aktualisht.  

Klan News