Një qendërmbrojtës në Premier League mund të shënojë rekordin e çmimit të shitjes pasi po ndiqet nga afër nga disa nga klubet më të mirë në Europë.
Braziliani Murillo është vetëm 22 vjeç. Në verën e 2023 ai u ble për afro 12 milionë Euro.
Në 2 vite, aftësitë e tij janë rritur shumë duke u bërë një hero në Nottingham, një lojtar emocionues për t’u parë.
Oferta e Chelsea për të është refuzuar, ndërsa tashmë duket se Liverpool është ekipi më pranë në Angli.
Nottingham pretendojnë ta shesin deri në 120 milionë Euro kartonin e tij.
Me sezonin që po kalon, do të jetë shumë e vështirë për klubin ta mbajë futbollistin, i cili është i aftë të bëjë çdo gjë në një fushë futbolli duke mos iu përmbajtur rreptësisht pozicionit të tij si qendërmbrojtës.
Nëse Nottingham merr 100 apo më shumë milionë, atëherë ky do të ishte një rekord për një futbollist të prapavijës.
Murillo u shpall lojtari më i mirë i këtij ekipi për sezonin e shkuar.
Tv Klan